Për të gjithë operatorët e shitjeve (Minimarket, Market, Supermarket, Bar, etj) që operojnë brenda dhe jashtë Shqiperisë dhe që janë të interesuar për të pasur bashkëpunim të drejtpërdrejtë me kompanine INSIFA sh.p.k për sa i përket furnizimit me produktet e saj në piken tuaj te shitjes, ju lutem na kontaktoni në adresat tona, në mënyrë që bashkepunimi jonë të jetë sa më i suksesshëm.
Me tu vendosur lidhja dhe pasi të nënshkruhet kontrata me kushtet e bashkëpunimit, njësia juaj e tregtimit do të vizitohet rregullisht nga përfaqësuesi i kompanise INSIFA, i cili do të marrë porositë për produktet dhe nevojat përkatëse në lidhje me shërbimet.
Përfaqësuesi i kompanisë INSIFA do të jetë gjithashtu kontakti juaj kryesor për një nivel më të lartë bashkëpunimi si për shembull, për ofertat, reklamat apo aktivitetet e tjera të marketingut të organizuara gjatë vitit nga vetë kompania si dhe për zhvillimin e mbarëvajtjes së biznesit tuaj me qellim zhvillimin e njesise tuaj të shitjes.