Historiku i

Firmës Insifa


INSIFA Shpk, me qendër në Maminas, ka filluar aktivitetin e saj tregtar me 10 Qershor 1992 në momentet kur sapo kishte filluar konceptimi marketor i ekonomisë, i ndryshëm me sistemin e planifikimit totalitar ekonomik. Aktiviteti i parë i kësaj firme ka qenë hapja e një restoranti të vogël në qendër të Maminasit, I njohur me emrin “Shelgu” ku më pas u rindertua me nje tjeter pamje ne vitin 2005. Puna e përbashkët dhe e palodhur e 6 vellezërve bëri qe ky aktivitet të merrte një tjetër dimension në filozofine dhe objektivat e tyre. Nga ketu lindi dhe emir i shoqerisë “INSIFA Shpk” e cila eshte bashkimi i gjashtë germave të para të emrave të 6 vëllezërve. Ne filozofine e tyre ekzistonte sherbim i shpejtë dhe cilesiai e garantuar për klientët e tyre.

Suksesi në vitet e para me një progres të vazhdueshem bëri që shoqeria të merrte hapa të mëtejshme për zgjerimin e aktivitetit. Ne vitin 1995 investimi ishte në blerjen e nje bar - restoranti po ne Maminas. Ne vitin 1997 shoqëria INSIFA Shpk investoi në fushën e prodhimit të produkteve të sheqerit. Kjo ndermarrje vazhdoi me dinamizmin e saj në zgjerimin e llojshmërisë së karameleve të ndryshme. Ne vitin 2004 krahas produkteve të ndryshme të karameleve, investimi ishte në blerjen e një linje për prodhimin dhe ambalazhimin e çokollates. Në vitin 2007 u realizua një tjetër investim në blerjen e linjës së prodhimit të brumrave (pandispanjës). Ne vitin 2010 Insifa Shpk zgjeroi aktivitetin e saj duke investuar gjithashtu në hapjen e një resorti “INSIFA BEACH” ne “Gjirin e Lalezit” Firma INSIFA u bë e njohur në të gjithe Shqiperine; gjithashtu produktet e saj tregtohen ne Kosovë, Maqedoni, Mal te Zi, Serbe, Itali dhe ne Izrael.


Misioni

Ynë


MISIONI YNE ESHTE TI OFROJME KONSUMATOREVE TANE PRODUKTE CILESORE NEPERMJET PERKUSHTIMIT DHE TEKNOLOGJISE QE ZOTEROJME.VIZIONI YNE ESHTE QE TE KONTRIBUJOME VAZHDIMISHT PER ARRITJEN MAKSIMALE TE CILESISE NE MENYRE QE TE JEMI TE DENJE QE TE PERFAQESOJME VENDIN TONE DHE NE VENDE TE NDRYSHME TE EUROPES ME PRODUKETET TONA. TE DIVERSIFIKOJME GAMEN E PRODUKTEVE DHE SHERBIMEVE TONA DUKE QENE NE KOHERENCE ME EVOLUIMIN E MARKETIT.